Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATOVCI NË KRYEQYTET

Faruk Statovci bëhet trajner i ri i Flamurtarit

Faruk Statovci bëhet trajner i ri i Flamurtarit


4 July, 2024 @15:08

Trajneri i deritashëm i Phoenixit në Ligë të Parë - Grupi A, Faruk Statovci, është prezantuar sot si trajner i ri i ekipit të Flamurtarit në Ligën e Parë - Grupi B. Trajneri në fjalë, pas stinorit jo të mirë të kaluar me Phoenixin ka ndarë rrugët me ekipin e deritashëm, derisa në stinorin 2024/25 do të drejtojë kuqezinjtë e Prishtinës.

Statovci do të jetë në proces të nismës së projektit të rikthimit të klubit të Flamurtarit në nivel më të larta sportive, ka shkruar ndër të tjera Flamurtari në njoftim. Skuadra në fjalë, në stinorin e kaluar u drejtua nga Liridon Leci.

“Klubi Futbollistik Flamurtari komunikon arritjen e bashkëpunimit me Faruk Statovcin për sezonin vijues.
Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci.
Fillimi i fazës pregaditore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub.
Të gjithë në KF Flamurtari i urojnë mirëseardhje Statovcit dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese.” — ka shkruar KF Flamurtari në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë