NIS PUNA TE LIRIA
Liria vazhdon me Erdogan Brandon
1 July, 2024 @11:34
I ardhur në fund të stinorit 2023/24 te Liria si trajner, pasi që gjasat për mbijetesë në Superligë ishin zbehur krejtësisht, Erdogan Brando - do të mbetet si trajner i parë i ekipit edhe për një stinor.
Kështu ka bërë të ditur ekipi prizrenas FC Liria që të dielën përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, bëri të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me ish-qendërmbrojtësin e ekipit për t’a vazhduar detyrën e kryetrajnerit të ekipit të parë.
“Kemi nderin të njoftojmë opinionin publik, qytetarët e Prizrenit, futbolldashësit dhe në veçanti tifozët e klubit tonë, që kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me ikonën e klubit, Erdogan Brando.
Brando do të vazhdojë punën e tij ashtu siç e bëri pjesën e fundit të sezonit të kaluar, me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë të mundshëm.” — ka shkruar njoftimi i Lirisë.
Para se të bëhej trajner i Lirisë, Brando për një kohë drejtoi edhe KF Opojën në Ligë të Tretë të Kosovës. Më pas punoi si ndihmës-trajner i Lirisë për të marrë detyrën prej të larguarit Ali Gunes në dhjetë xhirot e fundit të stinorit 2023/24.