Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOGOSHT

Kika zyrtarizon trajnerin e ri

Kika zyrtarizon trajnerin e ri


10 July, 2024 @20:39

Skuadra e Kikës që garon në Ligë të Parë - Grupi B, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të skuadrës. Ekipi nga Hogoshti i Kamenicës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin Sallah Sherifi, i cili do të drejtojë ekipin në stinorin 2024/25.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Sallah Sherifi.
Pas bisedimeve të suksesshme, z. Sherifi do të marrë drejtimin e ekipit tonë për sezonin e ardhshëm.
Me një eksperiencë të pasur dhe rezultate të shkëlqyera në karrierën e tij, ne besojmë se Sallah Sherifi do të sjellë energji të reja dhe një vizion të freskët për ekipin tonë.
Jemi të bindur që bashkëpunimi me të do të na ndihmojë të arrijmë synimet tona sportive dhe të rrisim standardet e performancës.”
- ka shkruar FC Kika në njoftim.

Kika në stinorin e kaluar nuk ka pasur rezultate të kënaqshme, ndërsa ka shpëtuar në mbijetesë vetëm pasi skuadrat e Ulpianës dhe Vllaznisë u përjashtuan nga gara për shkak të kurdisjes. Në stinorin e ri, ekipi pret angazhim dhe luftë për të qenë më konkurrues në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë