Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi rikthen Lorik Rudin, priten edhe transfere të tjera

TOPSPORTI / D.SH

Vëllaznimi rikthen Lorik Rudin, priten edhe transfere të tjera


11 July, 2024 @9:20

Si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon që po vjen Vëllaznimi pritet të jetë skuadër e organizuar mirë në Ligën e Parë.

Gjakovarët përveç që kanë vazhduar kontratën me trajnerin Ardian Mema dhe kanë emëruar ish-futbollistin Yll Myrta ndihmëstrajner, kanë mbajtur në skuadër lojtarët kryesorë, ndërkohë veçse kanë filluar t’i prezantojnë përforcimet e afatit kalimtar veror.

Nikson Memaj, Norik Krasniqi, Gentrit Dumani, Rron Rogova, Art Maloku, Ardit Vokshi, Lek Pozhegu, Qemail Elshani, Besfort Dervishaj, Altin Vojvoda, Benjamin Ukaj, Albutrint Morina, Getuard Kabashi e Gentrit Bislimi kanë mbetur në skuadër nga sezoni e kaluar, duke u ruajtur kështu pjesa kryesore e skuadrës startuese.

Emri i parë i sjellur te gjakovarët është Lorik Rudi, i cili rikthehet në shtëpinë e tij pas disa viteve të kaluara në skuadra të ndryshme si Phoenix, A&N, Liria, Feronikeli e së fundi Rahoveci.

Rudi, që luan si mesfushor i krahut por edhe mbrojtës i krahut, te Vëllaznimi rikthehet pas rreth 4 viteve.

Ndërkohë, burime të TopSportit kanë mësuar që gjakovarët ditëve të ardhshme do të prezantojnë edhe përforcime të tjera, me qëllim rikthimin në Superligë pas shumë viteve mungesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë