Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME PËRFORCIME

Erjon Morina kalon te Vushtrria

Foto: VushtrriaFC/ fb

Erjon Morina kalon te Vushtrria


22 July, 2024 @15:09

Vazhdojnë përforcimet e Vushtrrisë. Ekipi nga qyteti i vjetër pas emërimit të trajnerit Armend Dallku në krye të shtabit teknik dhe përforcimeve të deritashme ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe qendërsulmuesin prizrenas, Erjon Morina.

Ky i fundit, së fundi ka qenë pjesë e Ulpianës në Ligë të Parë - Grupi B dhe njeh mirë këtë anë të Ligës së Parë, ndërsa 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin bardhekaltër të vushtrriasve, të cilët po vazhdojnë konsolidimin e radhëve për tu përgatitur sa më mirë për stinorin që vjen 2024/25.

Morina përndryshe, më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Malisheva, Llapi dhe Drenica.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë