DYSHJA MARRNI TIMONIN E RILINDJES 1974
Miftar Rama dhe Haxhi Zeka drejtojnë Rilindjen 1974 në edicionin e ri të garave
15 July, 2024 @16:32
Dy personat e njohur mirë në Pejë, por edhe në Kosovë do të marrin timonin e Rilindjes 1974 për edicionin e ri të garave në Ligë të Parë të Kosovës.
Miftar Rama dhe Haxhi Zeka janë zyrtarizuar si drejtues të shtabit teknik të skuadrës pejane, që në stinorin e kaluar mbijetoi në Ligë të Parë - Grupi A nën drejtimin e Senad Alirifës.
Rilindja 1974 është ekip që qe dy vjet garon në Ligë të Parë, pasi që arriti aty nga Liga e Dytë e Kosovës dhe me kohë po stabilizohet si ekip i kësaj kategorie, duke ruajtur epitetin e rangut të dytë të garave të futbollit në Kosovë.
Stinorin e kaluar, Rilindja 1974 e kreu me 25 pikë, dy më shumë sesa Phoenixi i fundit në renditje, duke shënuar 5 fitore gjatë 27 xhirove kampionale dhe 10 barazime.