XHUDO

Loriana humb ndeshjen për medalje të bronztë, përfundon e pesta
18 April, 2021 @17:45
Xhudistja jonë, Loriana Kuka, nuk ka arritur ta fitojë edhe medaljen e katërt për Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Loriana në duelin e saj për medalje të bronztë, u mposht nga xhudistja franceze, Fanny Estelle Posvite.
Loriana ishte xhudistja e gjashtë dhe e fundit që garoi për Kosovën në Kampionatin Evropian.
Nga ky kompeticion, me medalje të artë u ndanë Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, derisa Nora Gjakova e fitoi medaljen e bronztë.