PLAYOFF

Skuadra e Besa Famgasit nga Peja, ekipi qe kreu stinorin e rregullt me bilanc perfekt: 28 fitore, 0 barazime dhe 0 humbje. Foto: FHK
Përcaktohen terminet e PlayOffit
16 April, 2021 @10:45
Pas përfundimit të stinorit të rregullt në Superligën A, derisa tri skuadrat e para kishin siguruar më parë PlayOffin, i katërti — Vëllaznimi — u desh të luftonte për fitore dhe të priste rezultat nga ndeshja tjetër, që ndodhi dhe kështu gjakovarët arritën në fazën përfundimtare të stinorit. Vëllaznimi përmbysi Trepçën 34-32 në duel vendimtar, derisa Prishtina me fitore ndaj Kastriotit, ua ndaloi ferizajasve kalimin në PlayOff, ku këtyre të fundit u duhej një pikë e vetme nga ndeshja e fundit për të arritur aty.
Tash, sipas rregullave, Besa e para pret Vëllaznimin në gjysmëfinalen e parë të PlayOffit të Superligës, ndërsa Prishtina Trepçën.
Duelet e para do të zhvillohen më 17 prill me fillim prej orës 17:00. Ndërsa duelet e dyta do të luhen më 20/21 prill ka bërë të ditur FHK-ja në njoftimin e botuar në faqen e saj zyrtare.
Kujtojmë, Besa ka kryer sezonin e rregullt pa asnjë humbje dhe është favoritja më e madhe për të arritur te trofeu. Ndërsa të trija skudrat tjera kanë siguruar daljen në garat evropiane sezonin që vjen.