LIDERI VAZHDON ME FITORE
Astrit Berisha vazhdon me gola, Prishtina e Re me fitore
23 November, 2024 @22:24
Goli i 14-të sezonal për Astrit Berishën, ndërsa fitorja e dhjetë për Prishtinën e Re ka ardhur sot në “Ekrem Grajqevci” të Fushë Kosovës, ku mysafirët kanë triumfuar falë dominimit në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Prishtina e Re doli triumfuese në këtë përballje, ndërsa djelmoshat e drejtuar nga Elon Berisha kanë bërë distancën pesë pikë ndaj ndjekësit të parë, që prej sot është Vushtrria, pasi që fituan ndaj “pampurave”: Fushë Kosova - Prishtina e Re 1-2 [n.n. 80’ - Astrit Berisha 61’, Labinot Jetullahu 65’].
Berisha shënoi me kokë pas një krosimi nga e majta, ndërsa Jetullahu me përvojë direkt nga gjuajtja e lirë. Në të dyja rastet portieri i vendasve nuk reagoi si duhet. Mjaftoi kaq, ndërsa rastet vazhduan për mysafirët që qëlluan edhe shtyllën pos mundësive tjera që patën.
Fushë Kosova arriti të shënojë për të ulë epërsinë e mysafirëve, por “takati” i tyre për të bërë më shumë me kaq mbaroi. Krejt në fillim të ndeshjes ata patën një rast të mirë, por King ëireko s’arriti ta kalojë portierin e mysafirëve.
Fitorja, bën që Prishtina e Re si lidere e Ligë së Parë - Grupi B të ketë 32 pikë nga 13 ndeshje, 5 më shumë sesa ndjekësi i parë, ndërkaq Fushë Kosova e teta në renditje mbyllë xhiron me 11 pikë nga 13 ndeshje, derisa ekipi i Emin Bajramit duhet të kërkojë pikë tjetërkund për tu larguar nga vija e shpëtimit.