ZËVENDËSUESI IA MOHON FITOREN MYSAFIRËVE
Nuk ka fitues në “Tahir Vokshi”
23 November, 2024 @22:16
Mysafirët që kishin marrë epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes përmes lojtarit të tyre të dalluar Qëndrim Jahaj, që u asistua nga “dhjetëshja” Enis Miranaj janë ndalë në fund nga vendasit prej fitores.
Besa Peja ka arritur që të kthehet në lojë me golin e zëvendësuesit, Jacob Tarasenko dhe të sigurojë pikë ndaj Istogut në përballjen që mbaroi me barazim: Besa Peja - Istogu 1-1 [Jacob Tarasenko 85’ - Qëndrim Jahaj 26’].
Barazimi ia humbi vendin e pestë Besa Pejës, që tash ra në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare me 19 pikë nga 13 ndeshje, ndërkaq Istogu mori pikë të rëndësishme në luftë për t’i ikur fundit dhe aktualisht është i teti me 12 pikë nga 13 ndeshje.