VENDIMET E KG-së
Dallku në disiplinore, “fyu dhe kapi për fyti referin”
12 November, 2024 @20:11
Ish lojtari i kombëtares shqiptare, tash trajner i Vushtrrisë, Armend Dallku është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së. Kjo, pasi që Dallku në korridor pas përfundimit të pjesës së parë ka fyer, sharë dhe ka kapur për fyti asistentin e parë të ndeshjes Vushtrria - Prishtina e Re.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK sot, ndërsa ka raportuar për Vendimet e Komisionit të Garave pas xhirove të përfunduara në fundjavë, për Superligën dhe Ligën e Parë.
Njoftimi i plotë lidhur me rastin e paraqitur:
Inicimi disiplinor:
Ndaj: Kryetrajnerit të KF “ Vushtrria “ , Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Pas përfundimkt të pjesës së parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re , në korridor kryetrajneri i skuadres vendase Armend Dallaku ka fyer ka sharë dhe e ka kap për fyti asistentin e parë si dhe është vërsulur në drejtim të gjyqtarit kryesor për çka përjashtohet nga loja. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re.
Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re ishte derbi i xhiros në Ligë të Parë - Grupi B, ndërsa Vushtrria po kërkon që të ngritet sa më lartë ashtu që të ndalë Prishtinën e Re në rrugëtimin e saj drejt Superligës. Përballja përfundoi 1-1. Prishtina e Re është e para me 29 pikë nga 12 ndeshje, ndërsa Vushtrria ka 24 pikë dhe gjendet në pozitë të tretë të renditjes tabelare.