GJAKOVARËT HUMBIN POZITËN E DYTË!
Vëllaznimi barazon me Besa Pejën dhe bie në pozitë të tretë!
10 November, 2024 @19:54
Nuk ka pasur gola në “Liman Gegaj” të Malishevës, aty ku Vëllaznimi po luan ndeshjet si vendas pasi që stadiumi i qytetit të tyre në Gjakovë po renovohet. E ky barazim pa gola ndaj Besa Pejës ka bërë që ekipi gjakovar i drejtuar nga Leotrim Krasniqi, të bie në pozitë të tretë, vetëm dy xhiro pasi që ishin liderë të Grupit A në Ligë të Parë.
Besa Peja anë anën tjetër ka kapur barazimin e tretë këtë stinor, ndërsa ka arritur në 18 pikë duke ruajtur pozitën e pestë në tabelë pas 12 ndeshjeve.
Sipas raportit, Vëllaznimi ka dështuar të shënojë edhe një penallti në këtë ndeshje, që e bën më të dhimbshme përfundimtaren Vëllaznimi - Besa Peja 0-0, derisa verdhezinjtë pejanë të drejtuar nga Fisnik Gashi po vazhdojnë me lojëra të forta duke i shkaktuar telashe secilit ekip mbi ta.
Pas këtij dueli, Vëllaznimi nga 12 ndeshje ka 23 pikë dhe është në pozitë të tretë dhe në xhiron e radhës, që luhet pas pushimit të kombëtareve, pret në derbi direkt për pozitën e dytë, Trepçën e Mitrovicës. Besa Peja luan ndaj Istogut.