DUAN STADIUMIN PLOT!
Vushtrria bën hyrjen falas për publikun para derbit
7 November, 2024 @15:46
Klubi i Vushtrrisë, që po lufton nga Liga e Parë - Grupi B këtë stinor dhe është në kërkim të Superligës luan ndeshjen derbi të xhiros nesër në “Ferki Aliu”.
Vushtrria e drejtuar nga Armend Dallku pret Prishtinën e Re, që është lidere e Grupit B në Ligë të Parë. Me këtë rast, në përballjen që të premten nis prej orës 13:00 klubi në fjalë ka vendosur që hyrjen ta lë falas për të gjitë publikun e interesuar për ndeshje.
Krijimi i atmosferës në këtë derbi llogaritet të jetë energji shtesë për lojtarët në fushë, prandaj edhe FC Vushtrria lëshoi këtë njoftim sot.
“Ndeshjen e nesërme kundër KF Prishtina e Re e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00, hyrja do të jetë falas për të gjithë shikuesit!
Le të krijojmë një atmosferë sa më të mirë me energji pozitive dhe ta mbështesim klubin tonë.” — shkroi FC Vushtrria në njoftim.
Përndryshe, liderja Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha ka 28 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura të stinorit, ndërsa Vushtrria është e treta me 23 pikë, njëjtë sikurse edhe Dinamoja që është në vend të dytë të tabelës.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Përballjen e parë të stinorit, Prishtina e Re e kishte fituar me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë.