UEFA YOUTH LEAGUE
2 Korriku U-19 senzacional, kalon në raundin e tretë dhe mëson rivalin e radhës
6 November, 2024 @22:12
Pas fitores së shënuar në Prishtinë 2-1 ndaj ekipit irlandez UCD shpresat e 2 Korrikut kanë shënuar fitore edhe në Dablin të Irlandës 1-3 [Ryan 49’ - Rin Ahmeti 13’, 64’, Omar Shala 75’] për të siguruar kalimin në raundin e tretë të UEFA Youth League!
Rin Ahmeti shënoi dy golat e para për ekipin e drejtuar nga Labinot Haziri, ndërsa zëvendësuesi Omer Shala vulosi fitoren e prishtinasve për fitore të madhe në këtë garë. Në raundin e parë, 2 Korriku kishte eliminuar Bylisin e Shqipërisë. Ndërsa tash shorti e ka vendosur përballë ukrinasve të Dynamo Kievit.
Në “Domestic Path” të UEFA Youth League kështu debutuesi 2 Korriku arrin raundin e fundit, ku do të përballet ndaj ukrainasve më 27 nëntor dhe 11 dhjetor. Nëse 2 Korriku kalon edhe Dynamo Kievin atëherë arrin në fazën finale, ku bashkohen të gjitha skuadrat, edhe nga shtetet e forta evropiane në shortin që mbahet më 20 dhjetor në Nyon të Zvicrës.
Për sqarim, në UEFA Youth League garojnë 32 skuadrat të gjeneratave U-19 të ekipeve të Ligës së Kampionëve, të cilave i bashkohen edhe kampionët e 32 shteteve tjera evropiane duke nisur nga raundi i parë i garave, sikurse debutuesi 2 Korriku.