Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

Trepça dënohet, Drenicës vetëm “qortim” nga disiplinorja e FFK-së

Foto: KFTrepca & FCDrenica/ fb

Trepça dënohet, Drenicës vetëm “qortim” nga disiplinorja e FFK-së


6 November, 2024 @15:49

Dy skuadrat e Ligës së Parë - Grupi A, Trepça dhe Drenica, që kanë pasur raste të inicuara nga Komisioni i Garave për në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës nga ndeshjet e fundit tyre, sot kanë mësuar vendimet.

Në njoftimin e fundit të lëshuar nga FFK-ja është bërë e ditur se KF Trepça është dënuar me 800 euro, ndërsa KF Drenicës i është shqiptuar masa e qortimit.

Trepça kishte barazuar me Besa Pejën si mysafire 1-1, ndërsa Drenica mposhti Vëllaznimin në derbin e kreut, 2-0.

KF Drenica

Mëposhtë, vendimet e KDE-së:

KF “Trepça”. Në min 41 tifo grupi “Torcida” i KF “ Trepça”, hedhin mjete piroteknike në fushë, disa prej tyre e lëndojnë lehtë në këmbë asistentin për çka ndeshja ndërpritet për 20 minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Besa –Trepça. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

KF “Drenica”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Tifozët vendas në min 2, 16 dhe 43 hedhin fishekëzjarre në fushë si dhe pas tërheqjes së vërejtjes ndërmjet pjesëve në min 76 përsëriten hedhjet e fishekëzjarreve për çka gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për disa minuta. Sipas delegatit të ndeshjes Drenica – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë