Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E LIRISË!

Për herë të parë këtë stinor, Liria bën dy fitore radhazi!

Foto: FCLiria/ fb/

Për herë të parë këtë stinor, Liria bën dy fitore radhazi!


8 November, 2024 @15:26

Skuadra e Lirisë duket të jetë pak më e këndellur me trajnerin e ri në ekip. Kështu, pas fitores si mysafir ndaj Rahovecit, që ka qenë e para e stinorit jashtë terrenit vendas, prizrenasit kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e dytë me radhë në kampionat, duke e fituar ndeshjen ndaj Trepçës’89 në “Përparim Thaçi” sot.

Bardhezinjtë kanë shënuar golat në pjesë të dytë, pas pjesës së parë shterpe në të dyja anët e fushës. Kanë qenë futbollistët afrikanë të Lirisë që kanë përcaktuar fatin e ndeshjes sot, ndërsa pas golit të epërsisë të shënuar nga Kambato, Kulula ka rehatuar vendasit për përfundimtaren: Liria - Trepça’89 2-0 [Uetuuru Kambato 58’, Erastus Kulula 90+4’]. Ka qenë dyshja namibiane e ekipit që i ka sjellë rezultat skuadrës prizrenase! Sulmuesi Kulula dhe krahu ofanziv Kambato shënuan për fitoren e Lirisë.

TABELA AKTUALE

Fitorja nuk e lëviz Lirinë nga pozita e gjashtë, vetëm se ia siguron atë edhe për një xhiro së paku, ndërsa ekipi prizrenas ka regjistruar fitoren e pestë kampionale sot, karshi mitrovicasve që pësuan për herë të pestë këtë stinorit dhe për momentin janë në pozitë të katërt me 19 pikë.

Në xhiron e radhës, Liria është mysafire e Mitrovicës ndërsa Trepça’89 pret Rahovecin.

FORMACIONET STARTUESE TË EKIPEVE.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë