Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Për herë të parë këtë stinor, Liria shënon tre fitore radhazi

Foto: FCLiria/ fb

Për herë të parë këtë stinor, Liria shënon tre fitore radhazi


23 November, 2024 @21:25

Liria e Prizrenit ka shfrytëzuar mundësinë e ndeshjeve me ekipet nga fundi i tabelës si mysafir dhe ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Ligë të Parë - Grupi A, duke shënuar të dytën fitore radhazi si mysafir.

Ekipi prizrenas i drejtuar nga Bledar Devolli ka mposhtur sot ekipin debutues në Ligë të Parë, FC Mitrovica, duke e mposhtur falë golit të përforcimit veror në ekip, Fiton Hajdari. Kjo, pasi që vendasit barazuan epërsinë e marrë nga mysafirët në fund të pjesës së parë. E goli i vonshëm i Hajdarit, solli tre pikë: Mitrovica - Liria 1-2 [n.n. 55’ - Uetuuru Kambato 43’, Fiton Hajdari 80’].

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Liria është ngritur në pozitë të pestë të tabelës dhe nga 13 ndeshje ka 20 pikë, derisa Mitrovica e fundit në renditje duke pësuar për të dhjetën herë këtë stinor mbetet me 5 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë