Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA B

KH Prizreni bie nga elita

Pamje nga sezoni i kaluar, kur KH Prizreni kishte hyrë në Superligë/ Foto: KHPrizreni.fb

KH Prizreni bie nga elita


16 April, 2021 @0:22

Prizreni tashmë përveç basketbollit, në asnjërin nga sportet kolektive të popullarizuara nuk do të ketë skuadër në elitë të ligave të Kosovës.

Pas Lirisë që tashmë me vite militon në Ligë të Parë të Kosovës në futboll, edhe KH Prizreni ka rënë nga elita e hendbollit, duke marrë në total 3 pikë përgjatë gjithë stinorit 2020/21.

Prizrenasit kanë shënuar vetëm një fitore dhe një barazim përgjatë gjithë stinorit, derisa kanë regjsitruar 22 humbje e kanë përfunduar sezonin me gol-dallim 623-926 (-303).

Këto rezultate kanë bërë që KH Prizreni të përfundojë i fundit në renditjen tabelare të Superligës B dhe me këtë prizrenasit stinorin tjetër do të luajnë në Ligë të Parë të Kosovës në hendboll.

superliga b


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga