CHALLENGE CUP
Rivale të forta për Shqiponjën dhe Istogun
18 July, 2017 @12:36
Është hedhur shorti për Challenge Cup të hendbollit në konkurrencën e femrave, ndërsa ekipet kosovare që do të marrin pjesë në stinorin 2017/18 aty, Shqiponja dhe Istogu kanë mësuar rivalet.
Shqiponja nga Gjakova do të ndeshet me ekipin CJ Barros nga Portugalia. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë më 11-12 nëntor, ndërsa ajo e kthimit më 18-19 nëntor në Portugali.
Njejtë, edhe debutuesja në garat ndërkombëtare KHF Istogu ka marrë një kundërshtarë të vështirë në short, derisa istogaset do të ndeshen me holandezet e Virto/ Quintus më 11-12 nëntor si vendase dhe më 18-19 nëntor si mysafire.