INDIAN WELLS
Federer, përsëri më i mirë se Nadal
16 March, 2017 @8:26
Për herë të dytë në vitin 2017 dhe për të tretën herë radhazi, Roger Federer e ka mposhtur spanjollin Rafael Nadal. Kjo ishte hera e parë që Roger Federer fiton 3 duele radhazi ndaj spanjollit Nadal.
Zvicranit Federer sot iu nevojitën vetëm 67 minuta lojë për ta fituar këtë duel, me 2 setet që përfunduan shpejt 6-2 dhe 6-3. Kjo fitore i mundëson Federerit kalimin në çerekfinale të ‘Indian Wells’ që po mbahet në SHBA, ndërsa aty do të ndeshet me australianin Nick Kyrgios, i cili mbrëmë pas mesnate e shokoi serbin Novak Djokovic, duke e mposhtur 2-0 me sete.
Përveç Kyrgiosit e Federerit, teniserë të njohur që kanë prekur çerekfinalen janë edhe Wawrinka e Nishikori, ndërsa nëse çdo gjë shkon siç duhet, shumë lehtë mund ta shohim një finale zvicrane mes Federerit e Wawrinkas në fund.