Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS IV

Terrell Brown (Ylli) - MVP (4)

Foto: FBK

Terrell Brown (Ylli) - MVP (4)


7 October, 2024 @15:50

Basketbollisti i Yllit Terrell Brown është përzgjedhur përsëri lojtari më i mirë i xhiros së katërt në Superligë, sipas FBK-së.

Brown ka qenë më i dalluari në ndeshjen që Ylli ka arritur të mposhtë Pejën si mysafir, me një rikthim tejet dramatik në sekondat e fundit të ndeshjes, ku suharekasit fituan duelin.

“Brown, MVP i javës së katërt
Terrell Brown është MVP i javës së katërt të ProCredit Superligës.
Në përballjen që u vendos në sekondat e fundit ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, Broën ishte basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 33 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.”
— ka shkruar FBK në njofim.

Brown përndryshe në atë përballje shënoi 33 pikë, 2 asistime e 2 kërcime, ndërsa ka përfunduar ndeshjen me indeks efiçence, në kuotën 26.

FBK nuk ka publikuar fituesin e çmimit të MVP-së në xhiron e tretë të Superligës.

Ndërkaq, nga katër xhiro, prej tre çmimeve të dhëna, dy herë këtë e ka marrë Brown.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga