Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET

Zyrtare: Rami Hadar dorëhiqet nga KB Peja

Zyrtare: Rami Hadar dorëhiqet nga KB Peja


7 October, 2024 @12:22

Trajneri i suksesshëm izraelit në Kosovë, Rami Hadar, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si trajner i Pejës. Njoftimin e ka zyrtarizuar pak minuta më parë KB Peja, ndërsa ka falenderuar shumë trajnerin që këndelli ekipin dhe i solli titullin e munguar të kampionit pas shumë vitesh pejanëve.

Hadar punoi me Pejën që prej shkurtit të vitit 2023, ndërsa në maj të po atij viti fitoi titullin e kampionit me një seri të gjatë në finale të playoffit duke mposhtur Trepçën përkundër epërsisë së terrenit vendas që kishin. Prej këtu, ai u emërua edhe selektor i Kosovës, pozitë të cilën ende e mbanë.

“KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi - në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës.
Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës - Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard.
Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon.
Faleminderit maestro - për Pejën Kampion, për Pejën Europiane, për momentet e paharrueshme së bashku gjatë këtyre 20 muajve. Mësimet tua do jenë gjithmonë të vlefshme për KB Pejën.
U takofshim në ditë të mira, Rami Hadar!”
- shkroi Peja në njoftim!

Përndryshe, Peja tash do të bëhet ekipi i parë që këtë stinor do të ndërrojë trajnerin në Superligë. Mbetet të shihet se sa kohë do t’i duhet ekipit për të siguruar një trajner cilësor të kalibrit të Hadarit. Apo, do të vazhdojnë me ndonjërin nga ndihmësit e tij të deritashëm.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga