Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E RADHËS

Bashkimi vazhdon pamposhtshmërinë, kalon edhe Borën

Bashkimi vazhdon pamposhtshmërinë, kalon edhe Borën


6 October, 2024 @21:16

Katër ndeshje, katër fitore në start të stinorit. Bilanci i paparë më herët për Bashkimin në Superligën prej kur numëron tetë ekipe. Ky është starti më i mirë që ka pasur ekipi prizrenas në këtë sistëm të garave, ndërsa sonte viktimë e ekipit portokallezi ka qenë debutuesi i Superligës, Bora.

Çereku i parë dhe i tretë i fortë, ka bërë që Bashkimi të kalojë më relaksuar çerekët çift të ndeshjes, për të fituar duelin me 91-78 [25-9, 18-31, 23-12, 25-26].

Jay McKinnis ka qenë koshashënues më i mirë te Bashkimi sonte, duke dhënë 18 pikë, ndërsa shtoi edhe 1 asistim e 8 kërcime në fitore. Me double-double ndeshjen e kreu Mack Smith që dha 12 pikë, 4 asistime e 11 kërcime. Valon Bunjaku shtoi 14 pikë, ndërsa Lejson Zeqiri 11 të tjera në fitoren e katërt të ekipit prizrenas të drejtuar nga verimaqedonasi Darko Radulovic.

TABELA AKTUALE

Bora në anën tjetër që po ndjen mungesën e Jetmir Zeqirit në ekip ka provuar të reagojë në çerekun e dytë fortë, por të njëjtën nuk ka mundur ta bëj në pjesë të dytë të ndeshjes për të pësuar për të katërtën herë radhazi në Superligë, ndërsa ende po kërkon fitoren historike aty!

Shamarcus Kennedy kreu lojën me double-double prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa 19 të tjera i dha Rinor Memedi, që sonte shutoi 5/9 për tre pikë.

Me fitore, Bashkimi bëhet me bilanc 4-0, kurse Bora tash është në 0-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga