Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E YLLIT NË PEJË

Terrell Brown vendos në fund, Ylli fiton në “Karagaç”

Fotot: KBYlli/fb

Terrell Brown vendos në fund, Ylli fiton në “Karagaç”


5 October, 2024 @22:59

Ndeshje jashtëzakonisht dramatike u zhvillua në Pejë sonte, derisa falë Terrell Brownit fantastik ekipi i Yllit ka shënuar fitore ndaj Pejës në “Karagaç” në sekondat e fundit të ndeshjes.

Luftë e paparë në sekondat vendimtare të ndeshjes u bë në parket, derisa në minutën e fundit të ndeshjes Peja hyri me 4 pikë epërsi, 79-75. Mosarritja e shfrytëzimit të rasteve për shënim te vendasit nga Ikpe e ëells, bëri që Ylli në sulmin tjetër të merr dy herë kërcimin ofanziv ndërsa Brown të shënojë treshe për 79-78 kur kishin mbetur edhe 37 sekonda deri në fund të ndeshjes.

Peja përsëri nuk arriti të bëj sulmin e duhur, ndërsa topin e tyre e rrëmbeu Gëzim Morina 11 sekonda para fundit të ndeshjes për të fituar Brown faulin më pas. Heroi i ri i ekipit suharekas të drejtuar nga amerikani Casey Owens nuk gaboi nga gjuajtjet e lira dhe i solli fitoren Yllit, 79-80, pasi që në 2 sekondat e mbetura pejanët nuk shënuan!

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Ylli neutralizoi bilancin në 2-2, ndërsa Peja bëhet me 1-2.

Brown luajti me 22 pikë, duke shënuar 4/8 për tre pikë, 2 asistime e 2 kërcime me saktësi 7/8 në gjuajtje të lira dhe 57% për dy pikë. Lis Shoshi dha 12 pikë, 3 asistime e 5 kërcime ndaj ish-ekipit të tij, kurse Arian Çallakaj shënoi 9 pikë e bëri 7 kërcime, gjithashtu ndaj ish-ekipit të tij.

Malcolm Armstead dha 3 pikë, bëri 5 asistime e vodhi 4 topa nga pejanët gjatë ndeshjes, duke organizuar lojën për rreth 28 minuta sa ishte në parket, e kapiteni Gëzim Morina me përvojën e tij shtoi 9 pikë, 2 asistime e 4 kërcime në fitore.

Peja kishte përqindje katastrofale për tre pikë sonte. Nga 23 tentime ata shënuan vetëm 4 herë si ekip! Më efikasi në ndeshje ishte Darnell Cowart me 18 pikë e 9 kërcime. Nga 14 pikë dhanë Shahada Wells e Jacquez Yow - që në fund u treguan të pamjaftueshme për fitore!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga