Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - BASHKIMI

Bashkimi me lehtësi triumfon derbin lokal

FOT/ TOPSPORTI / A.P

Bashkimi me lehtësi triumfon derbin lokal


29 September, 2024 @23:07

Bashkimi me dominim total ndaj Prizrenit, ka regjistruar fitore në derbin lokal me rezultat 68-95.

Në asnjë momentë Bashkimi nuk nuk e lëshoi epërsinë kundër Prizrenit dhe përfundoi ndeshja më lehtë se sa që është pritur.

6 lojtarë kanë luajtur me pikë dyshifrore te Bashkimi. Valon Bunjaku ishte më i dalluari me 17 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Altin Morina me 14 pikë e 5 asistime dhe Lejson Zeqiri me 13 pikë të tjera.

Te Prizreni u vërejtën Jordan Johnson me 18 pikë, 7 kërcime e 5 asistime dhe Lenzelle Smith Jr me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Bashkimi ka bilanc prej 2 fitoreve e 0 humbjeve, kurse Prizreni me 1 fitore e 1 humbje.

Bashkimi të mërkurën do ta luaj ndeshjen e mbetur me Trepçën, kurse Prizreni me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga