Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRIZRENASVE

Bashkimi mposht thellë Vëllaznimin

Bashkimi mposht thellë Vëllaznimin


22 September, 2024 @20:57

Bashkimi ka arritur që në ndeshjen e parë të zhvilluar të stinorit të ri të Superligës të shënojë fitore dhe t’ia nis mbarë asaj. Ekipi prizrenas ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në “Sezai Surroi” duke triumfuar me 21 pikë dallim ndaj ekipit gjakovar, 72-51.

Çereku i parë i lojës shkoi thuajse barabartë, derisa Bashkimi mori epërsi të lehtë 18-15. Por, pas të parit çerek ekipi prizrenas mori plotësisht kontrollin e lojës, ndërsa me mbrojtje të fortë ka bërë që të ndalë Vëllaznimin në vetëm tre pikë përgjatë 10 minutave të dyta të takimit, 15-3.

Njëjtë Bashkimi vazhdoi edhe në çerekun e tretë të ndeshjes, duke e marrë atë me 21-7, ndërsa në të fundit të relaksuar me epërsinë Dragan Radulovic i dha mundësinë secilit lojtar të shijojë minutat e ndeshjes për tu mbyllë çereku i katërt 18-26 në të mirë të mysafirëve.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Me 13 pikë te Bashkimi Maliek ëhite ka qenë lojtari që ka shënuar më së shumti pikë, ndërsa me 12 u dallua Mack Smith. Transferi i fundit i ekipit Jay McKinnis debutoi në Superligë me 9 pikë e 7 kërcime.

Shizz Alston ishte më efikasi i ndeshjes. Lojtari i Vëllaznimit dha 22 pikë në humbjen e gjakovarëve sonte, ndërsa me 16 pikë u dallua Trey Anderson. Qendra Jason Jitoboh u ndalë në 4 pikë!

Karakateristikë e ndeshjes ka qenë çereku i dytë dhe i tretë, kur Bashkimi ndali Vëllaznimin në 3 dhe 7 pikë përgjatë periudhave të përmendura të lojës.

Me këtë fitore, Bashkimi bën bilancin 1-0, kurse Vëllaznimi pas fitores së madhe ndaj Pejës në xhiron e parë, tashmë është në bilanc 1-1.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga