Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË, VJEN NË DERBIN LOKAL

Prishtina siguron fitoren e parë, mposht debutuesit në Superligë

Foto: FBK

Prishtina siguron fitoren e parë, mposht debutuesit në Superligë


21 September, 2024 @22:42

Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e parë sezonale në Superligë, duke mposhtur ekipin e Borës, që këtë stinor është duke debutuar në elitë të basketbollit kosovar.

Bardhekaltërit fituan ndeshjen me 14 pikë dallim, 96-82, ndërsa Damiree Burns ka qenë më efikasi në fitore, duke shënuar 23 pikë, 1 asistim dhe 13 kërcime. Me 21 pikë u dallua Muhamedali Janjeva, që bëri edhe 6 kërcime.

Prishtina fitoi secilin çerek të lojës, duke shtuar avantazhin në rezultat pas çdo periudhe për të hyrë lehtë e pa presion në pjesë të dytë, pasi që pjesa e parë u mbyll me 46-34, ndërsa e dyta 50-48.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Te Bora nuk kanë mjaftuar 36 pikët e Clay Jr, që bëri edhe 4 asistime e 2 kërcime për ekipin e tij, ndërsa me 21 pikë tjera u dallua Jalen Graham, që shtoii edhe 1 asist e 9 kërcime në llogari të tij.

Kështu, pas humbjes së regjistruar në ndeshjen e parë të stinorit, Prishtina është këndellur këtë javë me fitore, ndërsa Bora tashmë ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në dy ndeshjet e para të saj.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga