Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PRISHTINA

Prishtina dominon, mposht Yllin

FOTO / PRISHTINA

Prishtina dominon, mposht Yllin


29 September, 2024 @22:28

Skuadra e Prishtinës, e mposhti Yllin në Suharekë me rezultat 67-86.

Që nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, në asnjë moment Prishtina nuk e lëshoi epërsinë ndaj Yllit.

Rashad Williams ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 22 pikë, kurse Jalen Moore me 16 pikë, 8 asistime e 7 kërcime dhe DJ Burns me 16 pikë e 17 kërcime, ishin më meritorit në fitoren e Prishtinës.

Te Ylli Terrell Brown luajti 40 minuta pa pushim, derisa shënoi 21 pikë e 10 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina me një ndeshje më shumë u ngrit në krye të tabelës me 2 fitore 1 humbje, kurse Ylli ka bilanc prej 1 fitoreve e 2 humbjeve.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, derisa Ylli me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga