Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS E KAMPIONIT

Trepça kalon lehtë Vëllaznimin

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça kalon lehtë Vëllaznimin


28 September, 2024 @20:30

Me një paraqitje briliante në çerek të dytë, Trepça ka bërë epërsinë e nevojshme për rehati në pjesë të dytë dhe ka fituar duelin e dytë kampional të saj në kuadër të xhiros së tretë të Superligës, 65-87.

Fillimisht u duk se ndeshja do të shkojë vështirë, pas çerekut të parë 13-15. Mirëpo, në atë të dytën mitrovicasit e drejtuar nga Adis Beciragic kanë shpërthyer, duke ndalë Vëllaznimin në 10-30, për të kryer pjesën e dytë formalisht me 21-23 (çereku i tretë) dhe 21-19 (çereku i katërt) për përfundimtaren me 22 pikë dallim, 65-87.

Beciragic shfrytëzoi të gjithë basketbollistët në dispozicion që kishte (pos Larry Thomasit), duke i dhënë minuta edhe të rinjve të ekipit, ndërsa më efikasit kanë qenë Desmond Cambgridge me 19 pikë (2 asistime, 6 kërcime), Samuel Hunter me 18 pikë (1 asistim, 4 kërcime) dhe Mikaile Tmusic me 14 pikë (4 asistime, 4 kërcime).

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Te ekipi gjakovar i drejtuar nga Branimir Pavic më efikasi ka qenë Shizz Alston me 17 pikë të shënuara, ndërsa 12 pikë i dha Arbër Sinani e 11 të tjera Trey Anderson.

Me këtë fitore, Trepça ka bilanc 2-0 ndërsa Vëllaznimi tash është në bilanc negativ pas fitores në xhiron e parë, 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga