Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS II

Terrell Brown (Ylli) - MVP (2)

Foto: FBK

Terrell Brown (Ylli) - MVP (2)


27 September, 2024 @8:22

Basketbollisti amerikan i Yllit, Terrell Brown, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll. Brown, në përballjen që Ylli e humbi ndaj Trepçës ka qenë i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij individuale, saqë bëri që FBK ta fus atë si fitues të çmimit javor në elitën e basketbollit kosovar.

Përndryshe, Brown në përballjen që Ylli e humbi 77-67 në xhiron e dytë luajti me 35 pikë të shënuara, 2 asistime dhe 9 kërcime, derisa trajneri i ekipit Casey Owens e mbajti për 40 minuta në parket, duke mos e lënë të pushojë as një sekond në ndeshje. Ai shutoi 8/8 gjuajtjet e lira, ndërsa kishte 46 përqind saktësi nga shuti për tre pikë.

Për këtë stinor, është hera e parë MVP i javës bëhet një lojtar i Yllit si dhe natyrisht e para për Brownin, por edhe performanca e tij ka bërë që FBK të çmojë si MVP një lojtar nga ekipi humbës - që nuk ka ndodhur më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga