Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRCAKTOHEN DUELET!

Grupi dhe orari i ndeshjeve të Trepçës në FIBA Europe Cup

Foto: FIBA

Grupi dhe orari i ndeshjeve të Trepçës në FIBA Europe Cup


30 September, 2024 @15:15

Pas sigurimit të fazës grupore dhe vendosjes në Grupin H të FIBA Europe Cup, ku edhe ka mësuar kundërshtarët e saj, Trepça ka tashmë edhe orarin e ndeshjeve për garat evropiane gati.

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka bërë të ditur orarin e secilës ndeshje të Grupit H, ndërsa aventura e Trepçës do të nis si mysafir në Francë, për të luajtur pastaj tre ndeshje si vendas dhe dy të fundit si mysafir!

Trepça ra në FIBA Europe Cup, pasi që u eliminua në ndeshjen e dytë kualifikuese për Basketball Champions League.

Kujtojmë, Trepça në Grupin H ka kundërshtarë: Ludwigsburg MHP Reisen (Gjermani), JDA Bourgogne Dijon (Francë) dhe Caledonia Gladiators (BeM).

ORARI I NDESHJEVE TË GRUPIT H:

08.10.2024. Ludwigsburg - Caledonia (19:30)
09.10.2024. Dijon - Trepça (20:30)
-
16.10.2024. Trepça - Ludwigsburg (19:00)
16.10.2024. Caledonia - Dijon (20:30)
-
23.10.2024. Ludwigsburg - Dijon (19:30)
23.10.2024. Trepça - Caledonia (20:00)
-
30.10.2024. Trepça - Dijon (19:00)
30.10.2024. Caledonia - Ludwigsburg (20:30)
-
06.11.2024. Ludwigsburg - Trepça (19:30)
06.11.2024. Dijon - Caledonia (20:30)
-
13.11.2024. Dijon - Ludwigsburg (20:30)
13.11.2024. Caledonia - Trepça (20:30).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga