Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI FITON NDESHJEN E MBETUR

Bashkimi i pamposhtur, ia shkakton humbjen e parë kampionit!

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi i pamposhtur, ia shkakton humbjen e parë kampionit!


3 October, 2024 @22:41

Bashkimi ka bilancin më të mirë në Superligë pas tre xhirove të para të stinorit! Ekipi prizrenas ka arritur që sonte në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë ta mposht kampionin aktual të Kosovës, KB Trepça.

Me fitore, Bashkimi ka bërë bilancin 3-0, ndërsa Trepça ka pësuar humbjen e parë të stinorit për tu bërë me bilanc 2-1.

TABELA AKTUALE

Në çerekun e parë, Bashkimi ndali fuqishëm mitrovicasit me 21-9. Përkundër se në çerek të dytë Trepça nisi rikthimin me 11-18, në të tretin Bashkimi neutralizoi gjithçka me 21-16 për periudhën e fundit me 18-21 dhe përfundimtaren, fitore me 7 pikë dallim, 71-64.

Lejson Zeqiri ka qenë më efikasi te Bashkimi me 18 pikë të shënuara. 17 i dha Mack Smith, ndërsa 13 të tjera i dha Maliek White në fitoren e Bashkimit. Te Trepça më efikasi ka qenë Larry Thomas me 19 pikë të shënuara, kurse lojtari tjetër i vetëm që arriti pikë dyshifrore ka qenë Desmond Cambridge, që shënoi 10 sosh.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga