Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E PEJËS

Dominimi në pjesë të parë i jep fitoren e parë Pejës

Foto: KBBora/ fb

Dominimi në pjesë të parë i jep fitoren e parë Pejës


1 October, 2024 @21:48

Peja ka arritur të regjistrojë fitoren e parë të stinorit në kuadër të Superligës, ndërsa ka fituar sonte duelin ndaj Borës ët luajtur në “1 tetori” ku verdhezinjtë falë dominimit në pjesë të parë të ndeshjes kanë duruar tentimin për rikthim të Borës, për të fituar ndeshjen, 93-98.

Dallimi prej 16 pikëve në fund të pjesës së parë ka qenë vendimtar për Pejën, pasi që Bora e drejtuar nga Arben Krasniqi edhe pse me çerekë ka qenë më e mirë në pjesë të dytë, nuk ka arritur të shkrijë plotësisht diferencën në pikë, për të regjistruar humbjen e tretë në tre ndeshjet e para të stinorit në kuadër të stinorit të tyre debutues në Superligë.

Te ekipi i Rami Hadarit me 25 pikë të shënuara, koshashënues më i dalluar ka qenë Darnell Cowart, i cili shtoi edhe 2 asistime e 8 kërcime në llogari të tij. Tre lojtarët dhanë nga 15 pikë për Pejën në fitore, ndërsa Hadar i dha mundësi 10 lojtarëve nga 12 në ekip për të shijuar ndeshjen.

TABELA AKTUALE

Musab Mala, Shahada Wells dhe Jacquez Yow shënuan nga 15 pikë, ndërsa Mala ishte në ditën e tij duke dhënë 4 nga 5 tentime për tre pikë në fitore.

Te Bora, Clay Jr. dha 20 pikë, bëri 5 asistime dhe 3 kërcime për ekipin e tij, ndërsa 19 të tjera i shtoi Alex Lomax, bashkë me 6 asistime e 6 kërcime. Prej vendorëve të Borës më së shumti pikë dha Rezar Memed, 13, që shutoi 4/6 për tre pikë.

Pas dy ndeshjeve në tre xhirot e para, Peja ka bilanc 1-1, kurse Bora do të duhet të kërkojë fitoren në ndonjë ndeshje tjetër, pasi që tash prej tre ndeshjve ka tre humbje në tre xhirot e para të stinorit, për bilancin 0-3 dhe qëndrimin në fund të tabelës aktualisht, pozita e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga