Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2025 — MESHKUJT

Gati 4 orë dhe pas 5 setesh, eliminohet Monfils

Gati 4 orë dhe pas 5 setesh, eliminohet Monfils


4 July, 2025 @14:43

Tenisti hungarez, i 105-ti në renditjen botërore Marton Fucsovic ka arritur që në dy setet e fundit të përmbys Gael Monfilsin në pozitë të 48-të. Përkundër se francezi që nuk e nisi mirë dhe ra në disavantazh 1-0, u kthye në lojë shpejtë dhe arriti që të kthejë rezultatin në të mirë të tij, 1-2.

Por, dy setet e fundit zgjatën, pasi që hungarezi Fucsovic nuk u dorëzua dhe barazoi setin e katërt me tie-break për të fituar të fundit 6-4 dhe për të kaluar në raundin e tretë të ëimbledonit, me 3-2. Marton Fucsovics - Gael Monfils 6-4, 1-6, 4-6, 7-6, 6-4.

Në raundin e tretë, Fucsovic që fitoi ndeshjen e sotme pas 3 orësh e 43 minutave, do të ndeshet me numrin dhjetë të botës, amerikanin Ben Shelton.

Përndryshe, Fucsovic është humbës fatlum i këtij Wimbledoni, i cili përkundër që u mposht në finalet kualifikuese të Grand Slamit, përmes shortit ka hyrë në garë. Humbësit fatlum tërhiqen me short, pasi që ndonjëri nga garuesit e Grand Slamit tërhiqet për shkak të ndonjë lëndimi ose sëmundjeje.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis