WIMBLEDON 2025

Osaka bie pas 2 ore lojë
4 July, 2025 @14:32
Tenistja e famshme japoneze, Naomi Osaka, që ka 4 Grand Slame të fituara është eliminuar nga ëimbledoni sot. Në përballjen që zgjati mbi 2 orë, saktësisht 2 orë e 6 minuta, u mposht me përmbysje pasi që kishte epërsi pas setit të parë.
Ka qenë rusja Anastasia Pavlyuchenkova që u rikthye në lojë dhe në një përballje ku luftohej fortë për secilin set, ajo ktheu rezultatin në të mirë të saj për të kaluar tutje, Anastasia Pavlyuchenkova - Naomi Osaka 3-6, 6-4, 6-4.
Me fitore, Pavlychenkova del në raundin e katërt të ëimbledonit, ndërsa aty do të pret fituesen e duelit Parry (FRA) vs. Kartal (GBR).