ROLAND GARROS
Carlos Alcaraz fitues i Roland Garrosit, i treti Grand Slam në karrierë
8 June, 2024 @18:45
I treti Grand Slam i fituar për spanjollin Carlos Alcaraz!
Alcaraz sot triumfoi në Roland Garros në Paris dhe u bë tenisti më i ri që fiton 3 Grand Slame në të tri llojet e fushave: fushën me dhe (Roland Garros), me bari (Wimbledon) dhe fushën e fortë (US Open), duke e arritur këtë në moshën 21-vjeçare.
Ndonëse larg cilësisë së finaleve që jemi mësuar t’i shohim nga treshja e madhe, Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverez dhuruan një ndeshje finale mjaft të mirë.
Në fund spanjolli fitoi 3-2 në sete, megjithëse ishte në disavantazh 1-2.
Për dallim nga Alcarazi, Zverev ende nuk e ka të fituar asnjë Grand Slam, por gjithsesi për momentin mbetet i ranguar si i katërti në Botë në tenisin e meshkujve.