WTA 125K ME REFER NGA KOSOVA!
Referi kosovar ndanë drejtësinë në WTA 125K
27 March, 2024 @15:13
Prizrenasi Tarkan Kosova është referi i vetëm nga Kosova që po ndanë drejtësinë në Belek të Antaljas, ku po zhvillohet turneu i femrave në kategorinë WTA 125 K të tenisit.
Ai ka ndarë drejtësinë në disa duele, ku dje dhe pardje u luajtën kualifikimet, ndërsa sot kanë filluar xhirot e para të turneut. Kosova është refer i vijave, siç njihet kjo detyrë në fjalorin e tenisit.
Turneu në fjalë në kuadër të WTA Tour ka totalin e shpërblimeve prej 115 mijë dollarë, ndërsa aty po luhen garat në single dhe double të tenisereve nga vende të ndryshme të botës.