WIMBLEDON 2024
Super Carlos Alcaraz, në finale të Wimbledonit për të dytin vit rresht
12 July, 2024 @17:40
Fituesi i vitit të kaluar, spanjolli Carlos Alcaraz, ka siguruar finalen e dytë me radhë të Wimbledonit sot, duke e mposhtur rusin Daniil Medvedev në gjysmëfinale.
Daniil Medvedev, për momentin i pesti në Botë, e fitoi setin e parë, por dalëngadalë Alcaraz u përmirësua dukshëm, sidomos në shërbime, dhe e fitoi ndeshjen me përmbysje, 1-3 në sete.
7-6, 3-6, 4-6, 4-6 ishin rezultatet e seteve përkatëse, me spanjollin e supertalentaur trimfues në fund.
Kundërshtarin e finales Alcarazi, i renditur i treti në Botë momentalisht, do ta kuptojë pas duelit mes Novak Djokovicit dhe Lorenzo Musettit, duel i cili fillon pas pak minutave. Finalja luhet ditën e diel.
Në finalen e vajzave, nesër me fillim nga ora 15:00 do të përballen çekja Barbora Krejcikova dhe italianja Jasmine Paolini.