Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENSIONOHET LEGJENDA SKOCEZE

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”


23 July, 2024 @10:45

Tenisti i njohur i klasit të lartë botëror, Andy Murray, ka bërë të ditur sot se do të pensionohet nga tenisi pas përfundimit të Lojërave Olimpike që nisin këtë të premte në Paris të Francës.

Murray 37 vjeç ka shkruar shkurtër në X, për të bërë të ditur se LO “Paris 2024” është turneu i fundit ku do të merr pjesë.

“Posa arrita në Paris, për turneun e tim të fundit në karrierë,” shkroi ai. Ai do të garojë në flamurin britanik në LO.

Tre herë fitues i Grand Slameve ka pasur një lëndim dhe u operua në janar të vitit 2019.

Përgjatë karrierës së tij ai ka fituar Wimbledonin në 2013 dhe 2016, ndërsa në vitin 2012 fitoi edhe US Openin. Gjithashtu, ka dy medalje olimpike të arta, nga LO 2012 dhe 2016.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis