Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Arlinda Rushiti, fituese në “W15 MONASTIR 26 ITF WOMEN”

Arlinda Rushiti, fituese në “W15 MONASTIR 26 ITF WOMEN”


14 July, 2024 @14:03

Vazhdojnë sukseset e tenistes Arlinda Rushiti.

Sot Rushiti arriti të shpallet fituese e turneut “W15 MONASTIR 26 ITF WOMEN”, turne i cili u zhvillua në Tunizi.

Tenistja kosovare në finale fitoi 2-1 (6:4, 2:6, 7:6) ndaj tenistes Lamis Alhussein nga Egjipti, që renditet në vendin e 585 në Botë, rreth 200 vende mbi tenisten kosovare.

Në gjysmëfinale Rushiti kishte mposhtur 2-0 (7:5, 6:2) në sete tenisten Esther Adeshina, e sot e përmbylli garën duke e fituar edhe finalen.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis