WIMBLEDON 2024
Carlos Alcaraz i papërmbajtshëm, deklason Djokovicin dhe fiton përsëri Wimbledonin
14 July, 2024 @17:40
Në përsëritjen e finales së vitit të kaluar të Wimbledonit, Carlos Alcaraz mposhti në finale tenistin Novak Djokovic, për ta fituar kështu Wimbledonin për të dytin vit me radhë.
Superioriteti i spanjollit të supertalentuar sot nuk i la hapësirë kundërshtarit as për ankesat e zakonshme që i bën ndaj referëve, e as për ndonjë lëndim të rrejshëm, duke e deklasuar atë totalisht në çdo aspekt.
Setin e parë Alcaraz e fitoi me lehtësi e shpejtësi, 6-2 pas rreth 40 minutave lojë. Edhe i dyti shkoi njëjtë dhe u mbyll për kohë përafërsisht të njëjtë, gjithashtu 6-2, e më pas i treti ishte më i barabartë, por edhe atë e fitoi spanjolli, kësaj radhe me tie-break, 7-6, për përfundimtaren 3-0 në sete.
Ky është Grand Slami i katërt i fituar nga Alcaraz në karrierë, ndonëse është vetëm 21 vjeçar.
Kujtojmë që finalen e vajzave dje e fitoi çekja Barbora Krejcikova, e cila e mposhti në ndeshjen vendimtare italianen Jasmine Paolini.