Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2025

Wimbledon 2025 filloi! Rekord shpërblime këtë vit

Wimbledon 2025 filloi! Rekord shpërblime këtë vit


30 June, 2025 @14:35

Gara më e famshme e tenisit në botë, Wimbledon ka filluar sot me ndeshjet e para që luhen në fushat dytësore, para se të nisin superyjet e tenisit gjithashtu sot, në fushën kryesore të Grand Slamit që zhvillohet në Londër.

Wimbledon po mbanë edicionin e 148-të të saj, ndërsa shpërblimet në të holla kanë thyer rekord këtë vit, duke arritur në total 62-milionë euro, ku fituesit e garës te femrat dhe te meshkujt do të marrin nga 3.5-milionë euro.

Humbësit e finaleve te gara individuale (femra dhe meshkuj), do të shpërblehen me rreth 2-milionë euro. Ata të cilët mposhten që në raundin e parë do të marrin 77-mijë euro, shpërblim ky që gjithashtu ka shënuar rritje.

Dredhëzat e njohura të ëimbledonit me krem, që janë si specialitet i garës për shikuesit dhe që pritet të shiten rreth 150-mijë copë këtë edicion që zhvillohet nis prej 30 qershor dhe mbyllet më 13 korrik, janë shtrenjtuar paksa, duke u bërë prej 2.9-euro për racion, në 3.15-euro për racion. Ky specialitet i dredhëzave sjell rreth gjysmë-milioni euro fitim për organizatorët.

Specialja e kësaj radhe është që për herë të parë këtë vit për herë të parë ndeshjet do të luhen pa gjyqtarë të vijave në fushë, pasi që organizatorët kanë prezantuar sistemin me 450 kamera për të siguruar vendime të sakta në kohën që shfaqet dyshimi për to.

Spanjolli Carlos Alcaraz, është në kërkim të mbrojtjes së titullit në ëimbledon. Ai fitoi edhe në dy herat e kaluara aty, duke mposhtur serbin Novak Djokovic si në vitin 2023 ashtu edhe në vitin 2024.

Alcaraz edhe këtë vit llogaritet si favorit për ta fituar atë, ndërsa shpresa italiane Jannik Sinner është menjëherë pas tij si opsion për ta fituar trofeun e vlefshëm të Grand Slamit. Te vajzat, Aryna Sabalenka është favorite.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis