ALCARAZ FITON VETËM PAS 5 SETEVE NË RAUNDIN E PARË

Fognini tundi kampionin që megjithatë fitoi pas 5 setesh
30 June, 2025 @19:24
Që në ditën e parë, të regjistruar si më të nxehtën në histori të Wimbledonin sa i përket temperaturave në Londër, kampioni aktual i garës në fjalë Carlos Alcaraz është përbiruar nga befasia e madhe.
Spanjolli, fitues i dyfishtë i Wimbledonit dhe mbrojtës aktual i titullit të kampionit të saj, ka arritur që menzi të mposht italianin e renditur në pozitën e 138-të në botë, Fabio Fognini.
Duke e fituar duelin 3-2 në sete Alcaraz i ka dhënë nismë të mbarë Grand Slamit, por kjo ndeshje e zgjatur për të në raundin e parë do të mund të ndikojë në performancat e ardhshme të tij.
Nën rrezet e diellit, që arriti rekord lartësi temperaturash prej 32.3 gradë sot në Londër, Alcaraz megjithatë arriti fitoren, ndërsa gëzimi i madh i tij erdhi pasi që fitoi setin e tretë për të bërë rezultatin 2-1 në sete në të mirë të tij, set ky që shkoi në tie-break.
Sa i përket Fogninit, luftë e madhe nga ai dhe pas 2-2 nuk kishte më fuqi për të bërë më shumë, pasi që në setin e fundit pësoi 6-1, për përfundimtaren: 7-5, 6-7(5), 7-5, 2-6, 6-1.
What. A. Match.
— Wimbledon (@Wimbledon) June 30, 2025
Carlos Alcaraz wins an epic duel in the sun against Fabio Fognini, 7-5, 6-7(5), 7-5, 2-6, 6-1#Wimbledon pic.twitter.com/JF9prwRk1q