Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELIMINOHET NJËRI NGA TOP-10

Bonzi shkakton befasi

Bonzi shkakton befasi


30 June, 2025 @16:30

Që në ditën e parë, është eliminuar numri nëntë i botës në tenis, Daniil Medvedev nga Wimbledoni, pasi që u mposht nga francezi Benjamin Bonzi.

Ky i fundit është i 64-ti në renditjen botërore.

Bonzi mposhti 3-1 rusin në ndeshjen e raundit të parë të Wimbledonit, ndërsa Medvedev dy herë gjysmëfinalist i kësaj gare frustrimin e tij e shfryu te reketi i tij pas eliminimit.

“Ky është turneu im i veçantë. Për herë të parë në karrierë arrij që në një Grand Slam të mposhti një lojtar të TOP-10’shes. Më pëlqen ky vend,” ka thënë francezi pas fitores së tij befasuese në raundin e parë të garës.

Edhe për Medvedevin kjo është humbja e parë në raund të parë të një Grand Slami.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis