ELIMINOHET ZVEREV

Rinderknech bën befasinë e radhës në Wimbledon, eliminon bartësin e tretë
1 July, 2025 @20:06
Ka ndodhur edhe një befasi në Wimbledon, ndërsa për këtë është përkujdesur francezi Arthur Rinderknech i cili ka shënuar fitore në një ndeshje që zgjati mbi 4 orë, derisa eliminoi gjermanin Alexander Zverev, 3-2.
Zverev që ka 24 tituj ATP të fituar në total dhe ka qenë tre herë finalist në Grand Slame nuk ka shfrytëzuar armën e tij të fortë në sulm, duke qëndruar më shumë larg frontit, për tu stacionuar te vija bazë përgjatë pjesës së madhe të ndeshjes.
E këtë nuk ia ka lënë rastit Rinderknech, që nuk i la asgjë fatit, për të ra në gjunjë pas triumfit të vështirë në duelin që për pak kapi 5-orëshin, 4 orë e 40 minuta, në fitoren: 7-6, 6-7, 6-3, 6-7, 6-4.
Win-derknech stuns on Centre Court
— Wimbledon (@Wimbledon) July 1, 2025
The Frenchman takes down No.3 seed in a marathon match, winning 7-6(3), 6-7(8), 6-3, 6-7(5), 6-4 in 4 hours and 40 minutes#Wimbledon pic.twitter.com/Q8sP7S5pN2