Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Sporte: Të gjitha lajmet

Stinori 2015-2016

Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2011-2012

KANDIDATËT dhe GARA — KOK 2021-2024

Kandidatë: 3 për kryetar, 11 për nënkryetar, 19 për Bord — sot KOK-u në zgjedhje

Kandidatë: 3 për kryetar, 11 për nënkryetar, 19 për Bord — sot KOK-u në zgjedhje


25 March, 2021 @11:24

Tre kandidatë, prej të cilëve njëra është femër, ndërsa sot Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mësojë cili/a prej tyre do të udhëheq organizatën e rëndësishme sportive të vendit.

Besim Hasani

Besim Hasani, në pushtet që prej vitit 1996 — i palëkundur nga karrigia e tij, po e kërkon edhe një mandat të radhës, veçanërisht tashmë pasi që KOK është e pranuar në KON nga viti 2014 dhe ka përfitime të ndryshme.

“Ende kam çka t’i jap komunitetit sportiv,” ka thënë ai për Kohën ditore. Hasani është i lindur në shkurt të vitit 1957, ndërsa mban edhe postin e kryetarit të Federatës së Curlingut të Kosovës

Linda Shala

Linda Shala, e deleguar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), nënkryetare e FBK-së — e sheh veten si kundërkandidate serioze dhe do të mund ta mposht Hasanin. Ajo ka thënë se përvoja e saj do të bëj dallimin, përmes së cilës synon ta mposht Hasanin.

“Shala mendon se është nevojë e kohës që organizimi dhe performanca e të gjitha organeve të Komiteti Olimpik të Kosovës të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm, të përkojë me nevojat e komunitetit sportiv dhe shoqërisë në përgjithësi, e veçanërisht të gjeneratave të reja dhe kohës së digjitalizimit që po e jetojmë,” — ka shkruar FBK në njoftimin për prezantimin e saj. Ajo është e lindur në vitin 1966.

Ismet Krasniqi

Kandidati i tretë dhe që vlerësohet me më së paku gjasa për të fituar këtë post është Ismet Krasniqi. Ai është deleguar nga Federata Atletike e Kosovës (FAK). Ndërsa ka postin e kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK).

Krasniqi mendon se ka përkrahje të mjaftueshme për të mposhtur kundërkandidatët në këtë garë.

“Fokusi im kryesor ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përfshirja e njerëzve profesionistë dhe të përkushtuar në punën e KOK-ut dhe lëvizjes sportive, si dhe Lëvizjes Olimpike. Unë premtoj se politikat dhe stafi im menaxhues do të jenë gjithëpërfshirëse, dhe unë gjithmonë do t’ua jap shansin të gjithëve, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Komitetit Olimpik,” i ka thënë Krasniqi Kohës ditore në një prononcim të tijin.

Të gjitha do të vendosen sot, në hotel Emerald ku prej orës 15:00 do të nis mbledhja e cila do të përfundojë me kryetar dhe kryesi të re të KOK-ut, për një mandat 4-vjeçar.

Por, përveç kryetarit, në garë ka ende kandidatë për pozitat tjera të shtëpisë olimpike të Kosovës.

Për njërën nga katër pozitat e nënkryetarëve kanë kandiduar 11 kandidatë: Arben Fetahu (basketboll), Eugen Saraqini (hendboll), Fatmir Makolli (kickboks), Gazmend Maxhuni (triatlon), Halil Sylejmani (atletikë), Jeton Beqiri (pingpong), Lavdim Zylfiu (golf), Liridona Beadini (boks), Memli Krasniqi (xhudo), Milaim Kelmendi (skitari), Mimoza Shkodra Bislimi (volejboll).

Për njërën nga nëntë pozitat si anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, kanë kandiduar 19 kandidatë: Abeliana Bregu (gjimnastikë), Agron Jusufi (shenjëtari sportive), Agron Kuka (xhudo), Agron Mala (shigjetari), Ardall Celina (aeronautikë), Avni Nuha (çiklizëm), Besire Domaniku (mundje), Bujar Turjaka (skitari), Driton Latifi (tenis), Ismajl Sadiku (punëtorët sportivë), Ismet Rexhepi (autosportet), Latif Demolli (boks), Luljeta Shala (karate), Lulëzim Haziri (badminton), Musa Selimi (sportet universitare), Nuhi Llugaxhiu (motoçiklizëm), Shqipe Bajçinca Brestovci (hendboll), Visar Emini (kajakim) dhe Vjollca Krasniqi (futboll).

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, krahas presidentit dhe katër nënpresidentëve, përbëhet edhe nga 10 anëtarë, njëri prej të cilëve duhet të jetë nga Komisioni i Sportistëve, i cili përbëhet nga Majlinda Kelmendi dhe Musa Hajdari.

Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës kanë kandiduar shtatë kandidatë, ndërsa për anëtar të Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, 11 kandidatë.

Zgjedhjet në KOK vlejnë për Ciklin Olimpik 2021-2024, ndërsa po mbahen pas zgjedhjeve të mbajtura nga Federatat Sportive.


 
Të gjitha lajmet nga