Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOJNË FITORET!

Fitorja e katërt për Malishevën, Gjilani i kthehet disfatës!

Foto: FCMalisheva

Fitorja e katërt për Malishevën, Gjilani i kthehet disfatës!


22 September, 2024 @19:06

Malisheva ka vazhduar me formë të mirë fillimin e këtij stinori në Superligë dhe tashmë ka shënuar fitoren e radhës në elitë për të mbetur lart në renditjen tabelare pas gjashtë ndeshjeve të luajtura të stinorit në Superligë.

Mungesa e yllit të ekipit Drilon Hazrollaj nuk po vërehet akoma, derisa Malisheva ka shënuar fitoren e katërt në Superligë, duke e mposhtur Gjilanin e Ardian Nuhiut me rezultat 2-1.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

I posaardhuri nga Ballkani, Vesel Limaj i ka dhënë epërsinë malishevasve me golin e shënuar nga penalltia (21’), ndërsa pak pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mesfushori kreativ i Gjilanit Edi Basa barazoi (44’) 1-1! Në pjesë të dytë, Malisheva reagoi shpejt me Laurent Xhylanin për 2-1 (52’) që më pas doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi që mysafirët nuk arritën të reagojnë për të siguruar së paku barazimin deri në fund të ndeshjes.

Përfundimtarja Malisheva - Gjilani 2-1 [Vesel Limaj 23’pen., Laurent Xhylani 52’ - Edi Basa 44’] bën që ekipi i Bekim Isufit të kalojë në pozitë të dytë të renditjes tabelare pasi që nga 6 ndeshje ka 13 pikë, sa ka edhe liderja Suhareka, që ka 1 ndeshje më pak të zhvilluar. Gjilani në anën tjetër ka shënuar humbjen e tretë sezonale dhe tashmë është i teti në tabelë me 5 pikë nga 6 ndeshje!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga