Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - MALISHEVA

Fitore për Dritën në Gjilan, humbja e parë sezonale e Malishevës

Fitore për Dritën në Gjilan, humbja e parë sezonale e Malishevës


18 September, 2024 @17:05

Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë për shkak të angazhimeve të saj në garat evropiane, skuadra e Dritës ka shënuar sot fitore ndaj Malishevës.

Takimin në fjalë gjilanasit e fituan 2-1 (Besnik Krasniqi (P) 24’, Veton Tusha 59’ / Altin Aliu 79’), duke ia shkaktuar kështu Malishevës humbjen e parë sezonale.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua nga Besnik Krasniqi, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

TABELA AKTUALE

Më pas, Veton Tusha, i asistuar nga Iljasa Zulfiu, shënoi për 2-0, kurse rezultatin final të ndeshjes 2-1 e vendosi supergoli i Altin Aliut në minutën e 79’. Asistues te ky gol ishte Arlind Veliu.

Fitorja e sotme bën që Drita, me dy ndeshje ende për t’i luajtur, të ketë 6 pikë të tubuara, kurse Malisheva, që sot luajti pa yllin Drilon Hazrollaj, sot pësoi humbjen e parë sezonale dhe mbetet me 10 pikë, aq sa kanë dy skuadrat suharekase në krye.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga