Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - LLAPI

Ahmed Januzi për fitore, Llapi kthehet me pikë të plota nga Ferizaji!

Ahmed Januzi për fitore, Llapi kthehet me pikë të plota nga Ferizaji!


21 September, 2024 @17:00

Fitore për Llapin në ndeshjen e luajtur në udhëtim te Ferizaji sot.

Takimi në fjalë përfundoi 0-1 (Ahmed Januzi 73’) për skuadrën nga Podujeva.

TABELA AKTUALE

Sot në pankinën e Llapit mungoi Tahir Batatina, i cili ishte i suspenduar për ndeshjen e dytë radhazi, ndërkohë Ferizajit në fushë i mungoi kapiteni Edon Sadriu.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, me të dyja skuadrat që ishin kryesisht të kujdesshme.

Për vendasit dy herë rrezikoi Albion Kurtaj, e për mysafirët Elvir Gashijani, gjuajtja e të cilit në fundin e pjesës së parë u prit nga portieri vendas.

Goli i fitores për llapjanët erdhi në minutën e 73’. I asistuar nga Valmir Veliu, rrjetën e gjeti Ahmed Januzi, e ky gol i mjaftoi Llapit për ta fituar këtë takim 0-1.

Tashmë Llapi ka 10 pikë të tubuara dhe është në hap me skuadrat e kreut, kurse Ferizaj për momentin e sheh veten në vendin e parafundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga