Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA - FERONIKELI 74

Mevlan Zeka me dygolësh, Suhareka 4 fitore radhazi!

Mevlan Zeka me dygolësh, Suhareka 4 fitore radhazi!


21 September, 2024 @17:03

Tjetër fitore për Suharekën në sezonin debutues në Superligë.

Sot skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro fitoi 2-0 (Mevlan Zeka (P) 45+6’, 56’) ndaj Niklit 74, për ta shënuar kështu fitoren e katërt radhazi në Superligë

Portat ishin të paprekura deri në fundin e pjesës së parë, kur Mevlan Zeka shënoi për 1-0 nga pika e bardhë. Penalltia e akorduar për Suharekën në këtë rast ishte tejet diskutabile.

TABELA AKTUALE

Goli i pësuar në fundin e pjesës së parë e demoralizoi dukshëm Niklin, që nuk tregoi shumë në pjesën e dytë.

Në anën tjetër, Suhareka e gjeti golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 56’. Ishte përsëri gjakovari Mevlan Zeka ai që e gjeti rrjetën, i asistuar nga Endrit Krasniqi. Ky ishte goli i fundit i shënuar në këtë takim.

Fitorja e shënuar sot bën që Suhareka t’i prijë renditjes tabelare momentalisht, ndërkohë që edhe Mevlan Zeka për momentin është golashënuesi më i mirë i Superligës me plot 5 gola.

Njëkohësisht, Suhareka është skuadra e vetme pa humbje në Superligë deri tash!

Në anën tjetër, Nikli 74 shkon në 6 humbje pas 6 ndeshjeve të para!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga